Ja ç’ndodh nese aksidentohet kamioni me miliona blete |
Miliona bletë kanë ngjallur kaos dhe frikë në rrugën St. George të Jutah në SHBA.Një kamion që i transportonte u përplas kundër një barriere mbrojtëse dhe u përmbys, duke liruar përreth mjetit një re gjigante insektesh.
Pas daljes nga makina, bletët kanë sulmuar kabinën e drejtimit, po ashtu edhe shoferin dhe një pasagjer, që megjithatë arritën të largohen menjëherë pa pësuar dëme të rënda. Bletët ishin aq të shumta në numër, sa që nuk mund të shihje dot gjë tjetër”, ka treguar një banor i zonës, që ishte i pranishëm gjatë aksidentit.
Shoferi nuk kishte bluzë – ka rrëfyer një tjetër dëshmitar -, sepse e përdorte për të larguar bletët. Ndërkohë që shpina e tij ishte tepër e kuqe”. Edhe njerëzit që jetojnë në zonën ku ndodhi përplasja janë sulmuar nga insektet e vegjël. Gjithashtu trafiku u bllokua për disa orë. U desh ndërhyrja e të gjithë bletë-rritësve të zonës për të rikthyer situatën në normalitet.
Copyright © 2012 · KosovaChat.Com
Komente: