Jetmiri dhe Gjimi vazhdojnë të diskutojnë për grupimet e krijuara në shtëpi. Njëri grupim përbëhet nga Valentina, Domenika, Seldi dhe Pamela, ndërsa tjetri nga Jetmiri, Erioni, Gjimi dhe Olta.
Jetmiri tregon se grupi kundërshtar ka ndërmend që të vihen kundër tyre e për t’i parë se si do reagojnë. Ata nuk janë ende të sigurt për disa nga banorët se cfarë ane do mbajnë si përshembull Bertina.
Për Gracielën ata shprehen se ajo nuk i duron dot Valentinën dhe Domenikën madje flasin me urrejtje mes njera-tjetrën. Djemtë diskutojnë edhe për Valentinën e cila e mban veten si komandante që pasi u pozicionua në kuzhinë, me gatimin. Ata flasin hapur se nuk e durojnë dot atë dhe grupin e saj. Jetmiri tregon se ka ndërmend që ta sulmojë e t’i hedhë kunja për të parë reagimin e saj.



Comments