Logitech ka paraqitur dje miun me emërtimin M555b i cili mundëson lidhje pa tela (wireless) me kompjuterë e laptopë të cilët posedojnë teknologjinë Bluetooth. Që puna me këtë mi të jetë jashtëzakonisht e këndshme,
ai përmban edhe opsionin e ashtuquajtur “hyper scrolling” i cili mundëson shfletimin e dokumenteve dhe faqeve të internetit me shpejtësi të madhe.Laseri i integruar ofron kontroll të drejtimit pothuajse mbi çfarëdo sipërfaqe që ai të jetë vendosur.
Pritet që miu M555b në Evropë e SHBA të del në shitje gjatë këtij muaji me çmim të rekomanduar me pakicë prej 60 dollarësh.



Comments