Hitet dhe të pavërtetat rreth Tunës (Intervist)


Altuna Sejdiu – Tuna, këngëtarja e njohur si super – stari i muzikës shqiptare për herë të parë ka folur për agjencinë e lajmeve Ina lidhur me spekulimet e fundit që lidhen me emrin e saj për një dashuri të re të plasuar nga mediat, për hitet e saj dhe përkushtimin e saj në jetën private dhe karrierën profesionale.

 

 

Intervistori: Tuna, jan kureshtar  shumë fansa e lexues të dijnë të vërtetën e rrotullimit të një lajmi në forma të ndryshme, ku përshkruhet një lidhje e juaj me aktorin Blerim Destani. Si qëndron në të vërtetë puna.

 

Tuna: Unë i përgënjeshtroj këto thashetheme të fundit dhe aspak nuk janë të vërteta. Nuk e kuptoj se si dikush mund të shkruaj “e dashuruar”. Në qoftë se të kanë parë me dikë është diçka tjetër, por të thuash ‘e dashuruar në dikë’ është tjetër. Këtu janë në pyetje emocionet dhe nuk e di se si dikush i dallon emocionet e mia. Ndoshta edhe ky është ndonjë ‘burim i afërt’.

 

Intervistori: Tuna, aktual është sezoni i verës. Që do të thotë se për ty ka më shumë punë, pasi që ke edhe performanca në  vende të ndryshme. Si ndihesh pikërisht këtë vit 2011 ne sezonin e verës muzikorë ?

 

Tuna: Këtë verë gjithë koncentrimi im janë koncertet dhe eventet e ndryshme. Mandej edhe promovoj këngën më të re që se shpejti do të ketë dhe videoklipin “E para dhe e fundit”.

 

Intervistori: Ju tani shfaqeni me hitin “Dyshemeja”. Adhuruesit e vlerësojnë si një krijim të mirë muzikor. Si e keni ndjerë këtë këngë ?

 

Tuna: Adhuruesit janë kritikët më të mirë për mua,nuk është modeste që unë ta vlerësoj gjithçka që mund të them është se qe nga fillimi kam besuar në këtë baladë dhe e kam ditur që nuk i takon këngëve sezonale. Dyshemenë e kam ruajtur në sirtar për disa vite, dhe erdhi në këtë moment rastësisht.

 

Intervistori: A e presim ndonjë të ashtuquajtur “mega – hit” siç ishte “Ditën ta boj natë”, një hit i 2009 ?

 

Tuna: “E para dhe e fundit” është një prej këngevë më shumë potencial të bëhet Mega-hit nëse mund ti quaj kështu si kënga “ditën ta bej natë” apo “vibe” apo ” e boj nxet”…Koha do ta tregojë!

 

Intervistori: Jemi në dijeni se keni pranuar një ftesë nga “Top Channel” për të konkurruar në “Top Fest”. Ka ndonjë arsye që nuk ishe e pranishme në festivalin e fundit ?

 

Tuna: Në përgjithësi marr ftesë nga festivalet tona dhe ju falënderoj për vlerësimin që më bëjnë…Arsyeja pse vitet e fundit po stagnoj sa i përket këtyre kompeticioneve është që nuk më sfidojnë si në fillimet e mija, edhe pse nuk mund ta mohoj faktin që janë ideal për të promovuar një projekt te ri!

 

Intervistori: A ka gjasa që e shohim Tunën ndoshta në të ardhmen në festivale ndërkombëtare si në MTV-Music Aëards ?

 

Tuna: Pse jooo!:)

 

Intervistori: A ka qenë me rëndësi për ty që të përkujdesesh edhe për studimet, jetën tënde të lirë, në vend që të merresh vetëm me karrierën në muzikë ?

 

Tuna: Pa diskutim që po. Katër vitet e fundit e kam pasur shumë vështirë të menaxhoj karrierën dhe studimet paralelisht, në veçanti dy vitet e fundit në Selanik. Tani që kam diplomuar nuk mendoj që përfundoj me kaq, vetëm që kam vendosur ta shijoj dhe ti fokusohem karrierës këto vite derisa në ndërkohë të vendos magjistraturën.

 

Intervistori: Mendoni se origjinaliteti dhe diversiteti është më i kërkuar tek publiku, se sa një stil “Primadonë” ?

 

Tuna: Origjinaliteti pa dyshim është. Nuk ka logjik të ekzistojë një artistë më saktë një këngëtarë nëse nuk e ka “vulën e vet”,  do të thotë kur në radio do të këndohet një këngë të njihet në 3 sekondat e para se kush e këndon. Këtë gjë tek estrada jonë shumë pak artistë që e kanë./Ina




Ngjashëm me këtë:


Komente:


Komento


You must be logged in to post a comment.