Bomb ne veturën e LABIT |
Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri, i ka shpëtuar një atentati ndaj tij, pasi vetura e tij ka shpërthyer nga një bombë e montuar në të, vetëm pesë minuta pasi këngëtari e parkoi para dyerve të shtëpisë së tij që gjendet në Ferizaj.
Labi me një sens të pa parë qetësie ka rrëfyer për se ai është shumë mirë me shëndet.
“Vetura m’u shkatërrua plotësisht, ishte një bombë e kurdisur në të, për fat nuk qëllova afër unë apo ndonjë kalimtar tjetër. Vetëm fansat e mi të mos shqetësohen e të tjerat t’ia lëmë policisë në dorë. Unë askujt nuk i kam borxh, e as që i kam bërë dikujt keq”, theksoi Labi.
Nuk është hera e parë që Labi bëhet pre e atentateve, pasi kohë më parë edhe në lokalin e tij ishte montuar një bombë, ku për fat nuk kishte të lënduar.
Copyright © 2012 · KosovaChat.Com
Komente: